Vuçiqi tregon pse ka raport tjetër ndaj Rusisë në krahasim me Perëndimin

Lajme

Vuçiqi tregon pse ka raport tjetër ndaj Rusisë në krahasim me Perëndimin

Më: 4 tetor 2018 Në ora: 16:00
Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq në intervistën "Washington post" ka thënë se Bashkimi Evropian është blloku më i madh i paqes e i qetësisë dhe se Serbia dëshiron t’i takojë tipit të shoqërisë evropiane, porse kjo nuk do thotë se do t’i prishë marrëdhëniet me Rusinë.

"Dëshirojmë t’i takojmë tipit evropian të shoqërisë. Kjo është numër 1, diçka me rëndësi më të madhe për ne", ka thënë Vuçiqi.

Sipas fjalëve të tij, anëtarësimi në BE do ta ndihmonte Serbinë ta mbajë stabilitetin dhe t’i vazhdojë reformat në fusha të ndryshme, përfshirë luftën kundër korrupsionit sundimin e ligjit etj.

Vuçiqi ka treguar se “Serbia e ka çështjen e Kosovës e cila interpretohet në mënyra të ndryshme, dhe se ajo është e pranishme në të gjithë kapitujt negociues me BE-në.”

Ai ka thënë se anketa dëshmon se serbët do të votojnë për anëtarësim në BE.

"Bëhet fjalë për qasjen racionale të popullit serb, por nëse vlerësohet qëndrimi dhe emocionet e politikës evropiane ndaj Serbisë, gjërat do të ishin ndryshe. Njerëzit menjëherë i ndërlidhin presionet me të cilat ballafaqohemi për Kosovën dhe kështu është edhe me amerikanët", ka thënë ai.

Vuçiqi ka shtuar se raporti ndaj Rusisë është tjetër sepse ky vend “mbështet integritetin territorial dhe ajo na ka ndihmuar gjithmonë në Këshillin e Sigurimit dhe në institucionet tjera".

Ka thënë se qasja racionale e Serbisë ndaj BE-së nuk do t’i prishë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë.

"Madje edhe kur shkojmë në Rusi, kjo nuk do të thotë se ne e braktisim rrugën tonë për në BE”, ka thënë ai.

I pyetur se cili është roli Sputnjikut dhe i medieve ruse në Serbi, Vuçiqi ka thënë se Sputnjik është "burim relativisht besues i lajmeve".

"Nuk di, ta them të vërtetën. Nuk jam i sigurt. Ato këtu punojnë lirshëm dhe kjo është e gjitha. Është edhe BBC në gjuhën serbe. Ekziston edhe N1", ka thënë Vuçiq duke shtuar se në Serbi ka medie nga shtete të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat