Kjo është vajza nga Kosova, këshilltare e presidentes kroate!

Lajme

Kjo është vajza nga Kosova, këshilltare e presidentes kroate!

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 10:54
Gentiana Fana dhe Kolinda Grabar Kitaroviq

Gentiana Fana është vetëm njëra nga vajzat shqiptare që po korrin suksese në botë. Ndryshe nga të tjerët ajo shërben si anëtare e këshillit rinor në zyrën e presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq.

Gentiana është 24-vjeçare me prejardhje nga Komuna e Drenasit.

Ajo në Kroaci së bashku me familjen e saj ka emigruar në moshën 2-vjeçare.

Përveç në zyrën e presidentes kroate, Gentiana është edhe menaxhere e Këshillit për Punë të Brendshme të BE-së në Këshillin Evropian të rinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat