Mafia serbe a mund të ketë gisht në zhdukjen e shefit të Interpol-it

Lajme

Mafia serbe a mund të ketë gisht në zhdukjen e shefit të Interpol-it

Më: 7 tetor 2018 Në ora: 11:54
Presidenti i INTERPOL-it, Meng Hongwei

Në prag të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit (në Dubay) është zhdukur në Kine kreu i agjencisë së Interpolirt Meng Hongwei pa lënë gjurmë prej një jave. Familja e tij thotë se nuk asnjë lajm nga ai pasi Meng Hongwei u largua nga selia e Interpol në qytetin e Lionit në Francë për të udhëtuar drejt Kinës. Kjo zhdukje ka ndodhur vetëm pak ditë pas vizitës së tij që ai i bëri Serbisë ku ishte bërë fjalë edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizate botërore.

Gjatë vizitës së fundit në Beograd shefi i Interpolit Hongëei, me autoritetet serbe bisedoi edhe për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizate botërore

Të enjten në mbrëmje, më 4 tetor, gruaja e zotit Meng njoftoi policinë e Lionit ku ajo dhe burri i saj banonin në zhdukjen e saj “shqetësuese”, duke thënë se ajo nuk kishte lajme për të që nga 25 shtatori.

Sipas faqes së internetit të Interpolit, 44 “njoftime të kuqe” aktualisht janë duke u lëshuar me kërkesën e Pekinit, shumica e tyre që kanë të bëjnë me vrasjet, plagosjet e qëllimshme dhe trafikimin e drogës. Këto njoftime nuk përbëjnë urdhër arresti ndërkombëtar por janë një mjet me të cilin organizata njofton se një urdhër arresti është lëshuar nga një autoritet gjyqësor i një prej anëtarëve të tij.

Nën presidencën e Meng Hongwei, Interpol lëshoi një “njoftim të kuq” që synonte miliarderin kinez në mërgim në Shtetet e Bashkuara, Guo Ëengui. Ky ish magnat i pasurive të patundshme kineze i akuzuar për pastrim parash po jep luftë të pamëshirshme gueriles në rrjetet shoqërore të regjimit të Pekinit, duke kërcënuar se do të zbulojë gjurmët e supozuara të elitës politike.

Sipas  “Presheva jonë” pos dyshimeve të grupeve kriminale kineze presidenti i Interpolit mund të jetë involvuar mafia serbe  (Pink Panthers, që është mjaft aktive jo vetëm në Evrope pro edhe në Kinë) që ka lidhje të mira me mafian kineze. Dyshimet edhe më shumë shtohen në këtë piste, meqë Meng Hongëei u zhduk pas vizitës së fundit në Serbi (11 shtator) që është biseduar edhe rreth anëtarësimit të Kosovës në Interpol. Se a mund të këtë gishta në zhdukjen e shefit të Interpol-it mafia serbe mbetet të merret vesh ditëve të ardhshme.

Sidoqoftë, INTERPOL thotë se i ka kërkuar informacione autoriteteve kineze për presidentin e kësaj agjencie, Meng Hongwei, i cili u raportua i zhdukur gjatë një udhëtimi në shtetin e tij të origjinës, Kinë.

Në një deklaratë të lëshuar sot, INTERPOL thotë se “pret një përgjigje zyrtare nga autoritetet e Kinës për të adresuar shqetësimet rreth mirëqenies së presidentit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat