Shtetësi për Luginasit në Kosovë

Lajme

Shtetësi për Luginasit në Kosovë

Fikri Mehmeti Nga Fikri Mehmeti Më 7 tetor 2018 Në ora: 19:12
Kosovë Lindore

Qytetarët Luginas që jetojnë në Kosovë vazhdimisht po pyesin se deri kur do të zgjidhet problemi ynë me shtetësi, dhe nëse ka filluar procesi në cilën fazë është tani? 

Procesi për ti pajisur me shtetësi Luginasit në Kosovë ka arritur deri në fazën e vendosjes së kritereve në udhëzimin administrativ, i cili është specifik vetëm për qytetarët të ardhur në gjendje të jashtëzakonshme. Ky udhëzim administrativ ka pasur nevojë për bazë ligjore, dhe tani infrastruktura ligjore është përmirësuar me plotësim-ndryshimin e ligjit për Azil, Shtetësi dhe Migracion, i cili ka kaluar në dy lexime në Kuvendin e Kosovës. 

Drejtori i Divizionit për Shtetësi, Azil dhe Migracion në MPB e Kosovës Valon Krasniqi është duke u takuar me grupe qytetarësh për ti dëgjuar kërkesat e tyre, dhe kriteret e reja të jenë më të lehta për marrjen e shtetësisë së përhershme në Kosovë. 

Sipas Drejtorit dhe ekipit punues, brenda këtij viti gjithçka do të finalizohet dhe qytetarët Luginas të ardhur në gjendje të jashtëzakonshme do të mund të aplikojn për shtetësi të përhershme në Kosovë. Ne së bashku me Avokatin e Popullit jemi duke e përcjellur nga afër procesin dhe do ti mbajm qytetarët Luginas të informuar me çdo fazë deri në finalizim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat