Policia e Kosovës jep detaje për incidentet në pikat e shitjes së biletave

Lajme

Policia e Kosovës jep detaje për incidentet në pikat e shitjes së biletave

Më: 8 tetor 2018 Në ora: 20:19
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia e Kosovës është njoftuar rreth orës 18:00 se ne tri pikat e shitjes së biletave për ndeshjen Kosova-Malta situata ka dalë nga kontrolli për shkak te numrit të madh të qytetarëve që donin të blinin bileta, me ç’rast janë rrezikuar personeli si dhe pjesa tjetër që po kërkonin bileta.

Për këtë arsye, Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe duke parë situatën e krijuar, mungesën e përgatitjeve adekuate për të përballuar një fluks të tillë nga ana e pikave të shitjes si dhe rrethanat që përbënin rrezik për sigurinë e personelit dhe personave në atë perimetër, ka kërkuar nga ta që të largohen menjëherë nga aty deri në një moment tjetër, kur do të krijohen kushte optimale dhe rrethana të sigurta, tha për Kallxo zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci.

“Disa nga personat qe ishin duke pritur kanë refuzuar t’i binden policisë dhe kanë filluar të shfaqin agresivitet dhe veprime të dhunshme duke dëmtuar dhe thyer xhamat në pika të shitjes. Me këtë rast, për shkak te mos bindjes së urdhrave të policisë dhe për të futur situatën nën kontrollë, dy persona janë arrestuar dhe të njëjtit janë proceduar me tej”, tha Borovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat