Në Ulqin, pranë varrit të kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Haxhi Ymer Prizreni(1820-1886

Lajme

Në Ulqin, pranë varrit të kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Haxhi Ymer Prizreni(1820-1886

Nga: Haki Latifi Më: 9 tetor 2018 Në ora: 06:29
Varri i kryetarit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – Haxhi Ymer Prizreni

Gjatë vizitës që i bëm Ulqinit, unë me bashkëshortën t’ime Nexhmijën dhe nipin Bledorin u interesuam dhe pyetëm disa ulqinakë të vjetër, se ku gjendet varri i Ymer Prizrenit. 

Pasi u siguruam për orjentimin e vend-ndodhjës së varrit të Kryetarit Haxhi Ymer Prizrenit, ajo që më la një përshtypje të veçant zhgënimi, ishte përgjigjia e një qytetari ulqinak (i moshuar rreth 65 vite). 

- Unë: zotni i nderuem, më falni jeni ulqinak?

- Qytetari: po, den baba den.

- Unë: Shumë bukur. A e dini se ku gjendet varri i kryetarit të Qeverisë së Lidhjës Shqiptare të Prizrenit, Ymer Prizrenit?

- Qytetari: He bre burr, unë nuk e di ku asht varri i bab’s t‘em, e po e di varrin e Ymer Prizrenit!! 

Unë mbeta i stepur dhe pa koment, ndërsa nipi im Bledori, tundi kokën duke i shkuar buza në gaz nga përgjigjia që morra.

Ndërsa gjatë bashkë-bisedimit me një qytetar tjetër po ashtu i moshuar, me një mirësjellje dashamirëse, na tha se sipas asajë që u kishin treguar të parët e tyre, ishte se Mulla Beqiri ka qenë Muftiu i Ulqinit pas vitit 1880, dhe mik i ngushtë i Ymer Prizrenit. Kryetari i Lidhjës Shqiptare të Prizrenit sëmuhet rëndë dhe shkon për tu shëruar tek një mjek në Ulqin. Ymer Prizreni, ka qenë i vendosur në shtëpinë e Mulla Beqirit, dhe si duket aty edhe ka ndërruar jetë, dhe kjo familje ka vendosur të varrosin në varrezat e tyre familjare.“ përfundon spjegimin qyteari (për fat të keq nuk arrita tja mësoj emrin).

Për Fat të mirë, gjendja e varrit ishte e mirëmbajtur, nga një rregullim në vitin 1978 me rastin e 100 vjetorit të Lidhjës së Prizrenit, si dhe herën e fundit, me nismën e Shoqatës së krijuesve shqiptar “Art Klub“ nga Ulqini, varri i Ymer Prizrenit restaurohet, në vitin 2002.

Pas disa përpjekjeve, e arritëm tek vend-ndodhja e varrit. U përulëm me nderim para varrit të këtij burri kaq të madh të historisë së shqiptarëve, por edhe e ulëm kokën nga turpi që ne shqiptarët, e sidomos kosovarët i kemi lënë kaq largë Prizrenit eshtrat e këtij kolosi të Historisë së Popullit Shqiptar. I cili ishte kryetar i Qeverisë së Lidhjes Shqiptare të Prizrenit(1880−1881). 

Shtrohet pyetja: A thua dy qeveritë e shteteve tona shqiptare, të Shqipërisë dhe të Kosovës? A ju shkon mendja ta vizitojnë varrin e këti Kolosi, apo të organizojnë ndonjë aktivitet përkujtimor kushtuar këti Atdhetari dhe Kryetari të një Qeverie gjithpërfshirëse shqiptare?

Kur dihet se, Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Gjergj Kastrioti-Skënderbeut.

Nëse institucionet e Kosovës kanë rast ta lexojnë këtë thirrje t’imen, po edhe popullata Kosovare e mbarë shqiptare, të shkojnë në Ulqin, tek varrezat e Mulla Beqirit, ti marrin eshtrat e Ymer Prizrenit dhe ti sjellin në Prizren, sepse ai ka qenë figura kryesore e Lidhjes. I cili e shkriu të gjithë pasurinë e tij të madhe për të konsoliduar një shtet shqiptarë në të gjitha trojet shqiptare.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat