Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Kazakistanin për bashkëpunim politik dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar kundër Kosovës.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka falënderuar Kazakistanin për bashkëpunim politik dhe qëndrimin e tyre të pandryshuar kundër Kosovës.
Vuçiq po qëndron për vizitë në Kazakistan ku sot është takuar me presidentin Nursultan Nazarbajev.
“Serbia është partner i yti në Evropën juglindore dhe i mbështet të gjitha iniciativat tona në planin ndërkombëtar”, deklaroi Nazarbajev.
“Në Kazakistan ekzistojnë 20 kompani me pjesëmarrje kapitale nga Serbia dhe jemi të interesuar për ta zgjedhuar bashkëpunimin në fushën e industrisë, energjetikës, infrastrukturës, e të tjera”, shtoi ai pas takimit.
Edhe Vuçiq e falënderoi për bashkëpunimi politik në nivel të lartë edhe sa i përket qëndrimit të Kazakistanit në raport me Kosovën.
“Jemi falënderues për qëndrimin e Astanës në lidhje me Kosovën dhe i falënderojmë për mbështetje të integritetit territorial të Serbisë”, tha Vuçiq,. Dy presidentët i kanë dhënë mirënjohje njëri tjetrit, njësoj siç kishte bërë Vuçiq edhe në takimin e shkuar me presidentin e Rusisë, Vladimit Putin.