Kur ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, tregonte se bashkëshorti i saj është me prejardhje nga Prishtina

Lajme

Kur ish-ambasadorja e SHBA-së në OKB, tregonte se bashkëshorti i saj është me prejardhje nga Prishtina

Më: 13 tetor 2018 Në ora: 14:48
Nikki Haley dhe Michael Haley

Është padyshim një nga gratë më të fuqishme në SHBA dhe njëra ndër njerëzit më të besuar të Presidentit Donald Trump. Gjatë një pritjeje të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Nju Jork, Nikki Haley, në vitin 2017, pati befasuar të gjithë kur deklaroi se bashkëshorti i saj është me prejardhje shqiptare.

Ish-ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara, deklaroi se Uashingtoni po përpiqet që të gjitha vendet ta njohin Kosovën në Kombet e Bashkuara dhe se bashkëshorti i saj është me origjinë nga Prishtina.

Komentet erdhën nga të gjitha mysafirët, ku morën pjesë ambasadorë të akredituar në OKB si dhe përfaqësues të diasporës shqiptare dhe bizneseve amerikane.

Duke treguar për faktin se bashkëshorti i saj është me origjinë shqiptare, përfaqësuesja e Donald Trumpit në këtë takim tha:

Ne donim të merrnim pjesë në këtë aktivitet për disa arsye. Unë jam këtu me burrin tim, gjyshi i të cilit erdhi në Amerikë nga Shqipëria.

Ne kemi shumë gjëra të përbashkëta me shqiptarët e Kosovës dhe komunitetin shqiptar.

Ne po përpiqemi që Kosova të njihet nga të gjitha vendet e OKB’së dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë derisa Kosova të fitojë njohje.

Ish-ambasadorja pati deklaruar më tej se prania e saj në këtë ngjarje ishte një mesazh i qartë për faktin se Amerika do të vazhdojë të jetë mik i Kosovës.

Ajo kujtoi se si shqiptarët e Kosovës dolën të gatshëm për të ndihmuar kur Teksasi u godit nga stuhia vitin e kaluar dhe shtoi se kjo flet për lidhjet midis dy popujve.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat