Daçiq: Amerika nuk e sheh Kosovën më ‘si të sajën’ – po provon të jetë objektive

Lajme

Daçiq: Amerika nuk e sheh Kosovën më ‘si të sajën’ – po provon të jetë objektive

Më: 14 tetor 2018 Në ora: 14:54
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk e di nëse është i saktë lajmi që “Ministri i Mbrojtjes së Kosovë ka prishur raportet me SHBA-në”.

Ai ka thënë se këtë e ka mësuar nga mediat, duke shtuar se administrata e tanishme e SHBA-së nuk e sheh Kosovën “si të sajën” dhe që është duke provuar të jetë objektive, shkruan mediat serbe.

“Mendoj se kjo është e mirë. Përgjithësisht, politika e jashtme dhe e brendshme e Kosovës janë në defensivë të madhe, ata nuk janë më në sytë e Perëndimit, por që problemi është barrierë në zgjidhjen paqësore në Kosovë”, ka thënë Daçiq.

Në anën tjetër ai ka thënë se pozicioni i Serbisë vetëm është duke u përforcuar.

“Njerëzit kanë kuptuar argumentet tona, ne vazhdojmë politikën e tërheqjeve të njohjes së pavarësisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat