27-vjeçari Agon Daci, këmbësori që vdiq pas aksidentit varroset sot - Bota Sot
27-vjeçari Agon Daci, këmbësori që vdiq pas aksidentit varroset sot

Lajme

27-vjeçari Agon Daci, këmbësori që vdiq pas aksidentit varroset sot

Nga: N. Sh Më: 17 tetor 2018 Në ora: 09:12
Agon Daci

Agon Daci, i cili është goditur nga një veturë afër stacionit të autobusëve në Pejë me ç’rast ndërroi jetë, varroset sot.

Daci i cili ishte 27 vjeçar, ishte duke ecur kur papritmas goditet nga një veturë, goditje kjo që ishte fatale për të, shkruan gazeta “Bota sot”.

Vdekjen e këmbësorit e kanë konstatuar ekipet mjekësore në vendin e ngjarjes.

I ndjeri punonte në një fabrikë të ujit në Pejë.

Familja ka njoftuar se varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 16:00 në varrezat e qytetit, kurse funerali niset nga shtëpia e të ndjerit.

Kohët e fundit janë shtuar dukshëm aksidentet, ku shumë këmbësor po humbin jetën në komunikacion.

Ditë më parë ndërroi jetë një 18 vjeçar nga Istogu, Diamant Osmanaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...