Policit Nazim Sahiti që u përfshi në rrahjen e Agron Mustafës, i caktohet një detyre e re

Lajme

Policit Nazim Sahiti që u përfshi në rrahjen e Agron Mustafës, i caktohet një detyre e re

Më: 17 tetor 2018 Në ora: 14:29
Rrahja e Agron Mustafës

Mëngjesin e sotëm media raportoi për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahiti. Këtë e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, në vend të Sahitit tashmë është emëruar Bashkim Spahiu.

Policia tha se Nazim Sahiti është transferuar në Departamentin për Kufi. Atij i është caktuar një detyrë e re. 

“Bazuar në Udhëzimin Administrativ Mbi Marrëdhënien e Punës në Policinë e Kosovës, për shkak të nevojave operacionale të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm e ka caktuar Major Nazim Sahitin  në kuadër të Departamentit për Kufi, ndërsa në pozitën e Drejtorit të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike është caktuar Major Bashkim Spahiu”, thuhet në përgjigjjen e PK-së.

Sahiti në dhjetor të vitit 2017 bashkë me kolegun e tij, Avni Berishën ishin përfshirë në rrahjen e menaxherit të Telekomit Agron Mustafës në qendër të Prishtinës.

Ai ishte kursyer nga drejtori i atëhershëm i policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, për ta suspenduar, siç kishte bërë me policin Avni Berishën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat