Të akuzuarit e "Syri të Popullit", dalin para gjykatës

Lajme

Të akuzuarit e "Syri të Popullit", dalin para gjykatës

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 10:03
Të akuzuarit e "Syri të Popullit"

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës sot pritet të vazhdojë procesi gjyqësor në gjykimin ndaj të akuzuarve për pjesëmarrje në organizatën “Syri i Popullit”.

Prokuroria Speciale ngriti aktakuzë ndaj 10 personave në lidhje me këtë rast më 28 shkurt.

Pjesë e aktakuzës janë vepra penale duke filluar hakmarrje, ndihma, dhunimi, përgatitja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës, mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe hakmarrje.

Sipas Prokurorisë, të akuzuarit planifikonin shkatërrimin e strukturave themelore politike, kushtetuese, ekonomike apo shoqërore të Republikës së Kosovës me sulme dhe me vrasje ndaj personaliteteve më të larta shtetërore duke filluar nga ish-funksionarët e lartë të Kosovës prej vitit 1980 deri në 1991, duke i konsideruar si tradhtarë të vendit, e po ashtu funksionarët nga viti 1999 deri në vitin 2016.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat