Çmenden serbët pasi që Kosova do të bëhet me ushtri, ja çfarë gënjeshtre shpikin

Lajme

Çmenden serbët pasi që Kosova do të bëhet me ushtri, ja çfarë gënjeshtre shpikin

Nga: D.RR Më: 18 tetor 2018 Në ora: 17:57
FSK

Sot janë votuar të gjitha ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës, e për këtë kanë reaguar mediat serbe, ku përmes trillimeve janë munduar ta paraqesin Kosovën me imazh të keq.

Gazeta serbe “blic”, shkruan se, gjatë largimit të deputetëve serbë nga salla e Kuvendit, kolegët e tyre shqiptarë u kanë bërtitur “Derra serbë, shporruni prej këtu”, përcjell “Bota sot”.

Madje, ky medium shkruan se, “Kuvendi i Kosovës nuk u ndalë së bërtituri “shkije”, duke ofenduar rëndë serbët”. Ajo fjalë do të thotë derr.

 Kjo nuk është hera e parë që mediumet serbe trillojnë shpifje dhe gënjeshtra të vazhdueshme në raport me Kosovën, veçanërisht me njohjet e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat