Vuçiq i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan: Kemi pikëpamjet tona

Lajme

Vuçiq i kundërpërgjigjet ambasadorit amerikan: Kemi pikëpamjet tona

Më: 18 tetor 2018 Në ora: 22:03
Kyle Scott dhe Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se i vlerëson dhe i përmbahet deklaratave të ambasadorit amerikan në Beograd, Kyle Scott, por theksoi se Serbia ka pikëpamjet e veta.

“Është e rëndësishme ajo çfarë ka thënë ambasadori amerikan, ne e respektojmë dhe e vlerësojmë atë, por ne kemi pikëpamjet tona”, tha Vuçiq pasi u pyet për deklaratën e ambasadorit amerikan që SHBA-ja nuk do ta pranojë idenë për krijimin e shteteve etnike të pastra si dhe që në hapësirën e Serbisë të veprojnë agjentët rusë.

Ai shtoi se Beogradi ka qenë gjithmonë një nga vendet kryesore për agjentët e fshehtë botërorë, kështu që është e rëndësishme se ka “strukturë shtetërore që mund të perceptojnë të gjitha vështirësitë e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit.”

Në një intervistë me të përjavshmen, NIN, Scott, ndër të tjera, ka deklaruar se SHBA-ja nuk do të pranojë idenë e demarkacionit për hir të krijimit të një shteti etnikisht të pastër, dhe në territorin e Serbisë veprojnë agjentë të jashtëm rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat