Vuçiq: Besoj se Amerika do ta kuptojë qëndrimin tonë mbi ushtrinë e Kosovës

Lajme

Vuçiq: Besoj se Amerika do ta kuptojë qëndrimin tonë mbi ushtrinë e Kosovës

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 14:38
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se beson se Shtetet e Bashkuara do të kuptojnë se formimi i Ushtrisë së Kosovës mund të rrezikojë paqen dhe stabilitetin dhe të çojë në pasoja tragjike.

“Ne kërkojmë nga partnerët amerikanë të kuptojnë pozitën e Serbisë, në qoftë se ne nuk mund të shpjegojmë se shqiptarët po bëjnë ndonjë dëm dhe tragjeditë që mund të rezultojnë,” tha Vuçiq pas takimit me ndihmës sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane dhe të Euroazisë Matthew Palmer.

Kreu i shtetit serb bëri me dije se me zyrtarin e lartë amerikan diskutuan një sërë çështjesh, por më së shumti për çështjen e Kosovës si dhe formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ia kam treguar zotëri Palmerit qëndrimin e Serbisë për ushtrinë e Kosovës. Disa herë i jam lutur Palmerit që ta ketë parasysh se formimi i ushtrisë së Kosovës nuk qëndron në dokumentetet juridike ndërkombëtare, Marrëveshjen e Kumanovës dhe Rezolutën 1244  të vetmin akt që rregullon çështjen e territorit. Nuk qëndron as në  marrëveshjen e Brukselit dhe sidomos jo në dokumentin që kemi rënë dakord me NATO-n, “tha ai në një konferencë të përbashkët me zyrtarin e lartë amerikan..

Ky reagim i numrit një të Serbisë erdhi një ditë pasiqë parlamenti i Kosovës miratoi në parim pakon e ligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë në Ushtrisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat