Daçiq: Duam ta mbyllim kutinë e Pandorës me Kosovën

Lajme

Daçiq: Duam ta mbyllim kutinë e Pandorës me Kosovën

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 16:49
Ivica Daçiq

Ministri i jashtëm Ivica Daçiq tha sot në Vjenë se Beogradi është shumë respektues për parimin e integritetit territorial, por ka pyetur se ku do të zbatohet ky parim.

Sepse, tha kryediplomati serb në një konferencë të përbashkët për shtyp me Zëvendëskancelarin austriak, Heinz-Christian Strache , ” se nuk është logjike që dikush që e ka njohur Kosovën dhe ka shkelur integritetin territorial dhe kufijtë e Serbisë po flet për integritetin territorial dhe kufijtë e Kosovës”.

“Parimet, dikush thotë se nuk duhet të hapet kutia e Pandorës, pra, për  çfarë e hapët kur e njohët Kosovën? Duam ta mbyllim atë,” tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat