Putin krahason Kosovën me Krimenë, bazohet në “vetëvendosjen e popullit”

Lajme

Putin krahason Kosovën me Krimenë, bazohet në “vetëvendosjen e popullit”

Më: 19 tetor 2018 Në ora: 19:36
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se Krimeja nuk është ruse për faktin se rusët kanë ardhur dhe e kanë rrëmbyer atë me dhunë, por për faktin se vet popullata me atë të referendumit ka kërkuar që të bashkohet me Rusinë.

Ai e ka krahasuar pavarësinë e Krimesë me atë të Kosovës.

“Krimeja është e jona… Pse është e jona? Jo sepse kemi ardhur dhe e kemi rrëmbyer atë”.

“Ejani të bisedojmë, t’i shikojmë dokumentet e Kombeve të Bashkuara dhe të shohim se çfarë është Karta e Kombeve të Bashkuara, ku shkruhet mbi të drejtën e kombeve për vetëvendosje. Do të mund të diskutojmë pafundësisht. Por, ne nisemi nga vullneti i njerëzve që jetojnë në këtë territor”.

Krimeja është bërë sërish pjesë e Rusisë në marsin e 2014, pas referndumit në të cilin 96.7 për qind të qytetarëve të Krimesë kanë votuar për bashkim më Rusinë.

Sipas Putinit, “Çështja e Krimesë ka përfunduar përjetësisht”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat