Vetoja e Rusisë dhe Kinës mund ta ndalojë largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Lajme

Vetoja e Rusisë dhe Kinës mund ta ndalojë largimin e UNMIK-ut nga Kosova

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 12:41
Selia e UMNIK

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë(UNMIK), nuk mund të largohet nga vendi pa miratimin e Rusisë dhe Kinës në Këshillin e Sigurimit.

Sipas burimeve të agjencisë së lajmeve, “Beta”, për largimin e UNMIK-ut nga Kosova nevojitet miratimi i Këshillit të sigurimit të OKB-së, ku Rusia dhe Kina e kanë të drejtën e vetos.

Kjo çështje u shtrua me rastin e letrës së ambasadores së SHBA-ve në OKB, Nikki Haley.

Haley kërkonte përfundimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Lidhur me procedurat e mëtutjeshme, të njëjtat burime thonë se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së nuk ka ndonjë afat kohor për përgjigje ndaj letrës së ambasadores Haley.

Një temë e tillë ka shkaktuar reagime në Prishtinë dhe Beograd.

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka thënë se largimi i UNMIK-ut do ta vështirësonte pozitën e serbëve në Kosovë, si dhe do të ishte një cënim për situatën e sigurisë.

Ndërkaq që në Prishtinë, nga skena politike kosovare është mirëpritur një propozim i tillë i SHBA-ve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat