Kurti flet për listën e Greqisë, e cila “bleu” personalitetet shqiptare

Lajme

Kurti flet për listën e Greqisë, e cila “bleu” personalitetet shqiptare

Nga: N. Sh Më: 23 tetor 2018 Në ora: 12:26
Foto ilustrim

Kryetari i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti e ka komentuar lajmin se Greqia ka dhuruar mbi 1 milionë euro në Shqipëri për të blerë, politikanë, gazetarë, publicistë, këngëtarë e artistë.

Kurti thotë se kjo mundet me qenë një dezinformatë duke publikuar emrat e atyre që me të vërtetë janë të pafajshëm.

E këtë Kurti e lidh me rastin e veteranëve, kur në lista u futen qindra persona që me të vërtet ishin pjesë e luftës sa për të manipuluar dhe të për humbur gjurmë.

Lexojeni më poshtë se çfarë thotë Kurti për këtë:

Këto ditë në portale dhe mediat sociale po qarkullon lajmi se Greqia bleu me shuma të mëdha parash personalitete nga politika, mediat dhe influencë në Shqipëri duke mos afruar kurrfarë referenca serioze!

Fatkeqësisht kjo dukuri nuk është fare e pazakontë dhe e re në shoqëritë tona dhe nëse ka fakte këta njerëz duhen luftuar dhe dënuar me forcën më të madhe të ligjit.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm para se të akuzojmë dikënd për spiunazh sepse duhet ta kemi parasysh se armiqtë e përdorin metodën e dezinformates dhe pikërisht duke i publikuar emrat e personave tërësisht të pafajshëm kinse punojnë për ata me qëllim për ti diskredituar ata dhe njëkohësisht për ti mbrojtur agjentet e tyre të vërtetë.

Të kemi parasysh se çfarë ndodhi me rastin e Listave të Veteranëve të rrejshëm në Kosovë.

Në ato lista u futën me qëllim edhe emrat e qindra Veteranëve të vërtetë vetëm për të humbur gjurmët e të vërtetave në mjegullën e të vërtetave gjysmake apo fake neës-eve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat