Jevtiq: Haradinaj më kërkoi ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Lajme

Jevtiq: Haradinaj më kërkoi ta lusja Gjuriqin të mos hynte në Kosovë

Më: 24 tetor 2018 Në ora: 20:04
Dalibor Jevtiq

Ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherit edhe zëvendëskryeministër, Dalibor Jevtiq, ka treguar se çka kishte diskutuar me kryeministrin Ramush Haradinaj, ditën kur u arrestua Marko Gjuriq.

“Atë ditë kam qenë në komunikim me kryeministrin Haradinaj dhe i kam thënë se çfarëdo që policia po planifikon të bëjë, le të mos aplikojnë dhunë”, ka thënë ai.

“Kryeministri më ka lutur që ta lus Marko Gjuriq të mos vije në Kosovë. I kam thënë nuk kam komunikim me Gjuriqin dhe nuk e di ku gjendet, mirëpo do të ishte mirë të mos aplikohet dhunë”.

Jevtiq në një intervistë në Info Magazine, vlerësoi se arrestimi i Gjuriqit më 26 mars ka qenë i panevojshëm.

“Tashme është dëshmuar që s’ka pasur arsye për një veprim të tillë të policisë. Në qoftë se ka qenë diçka problematike, ka pasur mënyra tjera të veprimit”.

“Ajo çka ndodhi atë ditë ka qenë e panevojshme. Ka qenë një mesazh shumë i keq, veçmas mënyra se si Gjuriq është dërguar në Prishtinë”.

Ministri pohoi se që nga kjo datë Lista Serbe ka ofruar dorëheqjen, që sipas tij, nuk është pranuar nga kryeministri.

“Statusi ynë edhe ende është i tillë. Jemi në mandat teknik dhe i kryejmë punët që mundësojnë funksionimin e ministrive. Ne kemi marre një vendim të tillë si përfaqësues politik të serbëve të Kosovës, që të mos marrim pjesë në mbledhje të qeverisë. Në këtë aspekt punën tone e kryejmë në kapacitetin teknik”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat