Pasi e përdhunuan ajo u lut që ta linin të shkonte, por…

Lajme

Pasi e përdhunuan ajo u lut që ta linin të shkonte, por…

Më: 25 tetor 2018 Në ora: 10:59
Hannah Cornelius

Një studente, të cilën e përdhunuan në grup në Afrikën e Jugut, iu lut dhunuesve që ta linin të shkonte pasi kishin bërë seks me të. Megjithatë ata vazhduan mizorinë e tyre dhe e vranë studenten 21-vjeçare, Hannah Cornelius.

Krimi i tmerrshëm ndodhi në maj të vitit të shkuar kur Hannah po linte një mikun e saj student, Cheslin Marsh, tek shtëpia e tij. Atë e morën në makinë dhe pasi e përdhunuan, e vranë. Guri me të cilin e goditën është paraqitur në gjyq si provë.

Një nga të akuzuarit, Geraldo Parsons, 27 vjeç, pranoi se e kanë përdhunuar në grup dhe më pas e kanë vrarë studenten, edhe pse ajo iu lut që të ikte pasi bënë seks.

Ai shpërtheu në lot në gjykatë teksa pranoi fajin. Ai shtoi se nuk donte ta përdhunonte studenten, pasi ka një të dashur dhe një fëmijë të vogël, por ‘e bëri gjithsesi’.

Gerald Parsons, 27 vjeç; Vernon Witbooi, 33 vjeç; Nashville Julius, 29 vjeç dhe Eben Van Nieberk, 28 vjeç, përballen me një seri akuzash në gjyq si vrasje, rrëmbim, përdhunim dhe grabitje.

Të katërt sulmuan fillimisht studentin Cheslin Marsh, duke e lënë për të vdekur, përpara se të përdhunonin studenten Hannah. Ata akuzohen se e kanë goditur atë me thikë në qafë dhe më pas e goditën me gur në kafkë sepse refuzoi të dilte nga bagazhi i makinës.

Parsons tha se ata fillimisht kishin pasur për qëllim të vidhnin makinën e saj. Por më pas Vernon u tha se ajo ishte shprehur se mund të bënin seks me të, pastaj ta linin të ikte.

Ai tregoi më pas se ai ishte i pari që e përdhunoi vajzën përpara se të bashkoheshin edhe të tjerët. Parsons tha se u tha djemve që ta linin të shkonte studenten, por ata e futën në bagazhin e makinës dhe e dërguan në një vreshtë aty afër.

“Ajo nuk donte të dilte nga bagazhi. Po mbahej fort tek makina. Nisi të kishte kriza paniku. Eben erdhi dhe e goditi me thikë. Gjaku nisi të rridhte. Më pas se si Vernon erdhi me një gur të madh në dorë. I thashë mos e vrit, pasi boll kemi vrarë Cheslin. Por ai e goditi në kokë”.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat