Skandaloze: Flamuri shqiptar, i deformuar, tash përdoret zyrtarisht në zgjedhjet në Luginën e Preshevës

Lajme

Skandaloze: Flamuri shqiptar, i deformuar, tash përdoret zyrtarisht në zgjedhjet në Luginën e Preshevës

Nga: Beqir Sina Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:20
Flamuri shqiptar i deformuar

Zgjedhjeve për Këshillat Nacionale të cilat janë caktuar të mbahen më 4 nëntor të këtij viti mësohet se prodhojnë edhe ndonjë skandal, si ky që thonë disa zgjedhës shqiptar nga Lugina e Preshevës në rrjetet sociale Facebook dhe Tweeter .

Duket se deformimi i flamurit kombëtar shqiptar ka marrë përmasa shqetësuese. Për më keq, është se këtë simbas një njoftimi në rrjetin social Facebook, po e përdorin për fushaten disa parti kryesore në Luginën e Preshevës.

"Askush thuhet , nuk po ndërmerr asnjë veprim për të rregulluar këtë defekt që ka nisur të shndërrohet edhe në praktikë zyrtare," raporton Bota sot.

Simbas nje komunikimi ne rrjetin social Facebook, thuhet se :"Të prodhuar diku në ndonjë shtet të Azisë, ata kanë ardhur fillimisht në shtetet e Shqipërisë e Kosovës, që të përdorën për raste të ndryshme, kryesisht gjatë festave për të zbukuruar rrugë e sheshe".

Por, flamuri i bastarduar kombëtar me sfond të kuq e shqiponjë të zezë dykrenore, nuk po përdorët më vetëm për të zbukuruar sheshet në Tiranë e Prishtinë,Ulqin, Kraj, , Palve e Guci, tani ai është pjesë zyrtare e cdo eventi edhe në Luginën e Preshevës.

Mirëpo, sic shihet me këtë rast Flamuri kombëtar me shqiponjën e deformuar pikërisht tek fund i saj bishti dhe sqepi e gjuha i saj, kanë filluar të zënë vend edhe në flamujt zyrtar të fushatës së zgjedhjeve nacionale në Luginën e Preshevës që mbahen më 4 Nënëtor.

“Ajo cfar më brengosi me shumë, shkruan një shqiptare e Luginës, gazetës Bota sot,eshte te kryetari tanishem te ndryshimi flamurit Shqiptar”, thotë ajo.
Më tej ajo duke dërguar dhe fotografinë e me flamurin Shqiptar të deformauar, thotë se gjatë fushatës kryetari tanishëm Shqiprim Arifi, e ndryshoi simbas saj Flamurin Kombtar.

“Një parti politike në Preshevë, fare e re, tenton që ta ndrroj flamurin kombëtar vetëm e vetëm të arrij qëllimet e veta,pra të përfitoj nga Qeveria e Serbisë. Deformimi i flamurit kuq e zi shton ajo është projekt i Serbisë, që e realizon përmes disa shqipfolsave po asesi s’mund t’i quajm shqipëtar”shkruan një zgjedhëse nga Lugina e Preshevës në rrjetin social Facebook.

E pyetur nga Bota sot, ajo tha se shumica e qytetarëve të Preshevës, ajo thot se po e kritikojn këtë tentavim për ndryshim të flamurit Shqiptar.

“Madje do të thoja se të gjithë qytetarët e Luginës janë kundër ndrrimit të flamurit dhe asnjë parti politike, s’ka të drejt të ndrroj flamurin kombëtar shqipëtar” na tha ajo.

Deri më tani pjesëmarrjen për zgjedhjet e këshillave kombëtare për 4 nëntor e kanë konfirmuar Alternativa për Ndryshim - AD, Partia për Veprim Demokratik - PVD, Partia Demokratike Shqiptare - PDSH, si dhe Partit e tjera shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat