OSBE dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri

Lajme

OSBE dënon sulmin ndaj taksistit shqiptar në veri

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 10:53
Ura e Ibrit

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar ndaj incidentit të raportuar më 23 tetor në Mitrovicën e Veriut, në të cilin një gur u hodh në një taksi të drejtuar nga një shqiptar i Kosovës, duke thyer dritaren e saj.

Përmes një komunikate, OSBE bëri thirrje për identifikimin e autorëve të këtij sulmi.

“Misioni u bën thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse që të identifikojnë autorët dhe të bëjnë çmos për të parandaluar ndodhjen e incidenteve të tilla. Siç vuri në dukje misioni në një deklaratë të fundit, shoqëria në tërësi, duke përfshirë çdo komunitet individual, mban përgjegjësinë për nxitjen e një mjedisi pranues dhe gjithëpërfshirës”, thuhet në njoftim.

Ndaj këtij sulmi, ditë më parë kishin reaguar edhe kryetari i Mitrovicës dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat