Drecun: Rënia e dinamikës në bisedimet në Bruksel ka rritur jostabilitetin në Kosovë

Lajme

Drecun: Rënia e dinamikës në bisedimet në Bruksel ka rritur jostabilitetin në Kosovë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 11:15
Milovan Drecun

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë se serbët në Kosovë nuk janë të mbrojtur në kohën kur Kosova po provon që ta formojë ushtrinë.

Ai ka thënë se rënia e dinamikës në bisedimet mes Serbisë dhe Kosovës në Bruksel ka sjell jostabilitet në Kosovë, ku sipas tij është rritur mossiguria ndaj qytetarëve serbë, shkruan Tv Most.

“Vazhdimi i bisedimeve mes Beogradit dhe Prishtinës është i paqartë. Poashtu ka një jostabilitet politik në strukturën politike në Kosovë dhe Metohi. Ka kërcënime të vazhdueshme prej atyre që duhet t’i mbrojnë qytetarët serbë, si Haradinaj dhe të tjerët. Ata kërcënojnë serbët që ta arrijnë spastrimin etnik duke i tmerruar dhe dhunuar ata”.

Drecun ka thënë se tentativa e Kosovës për të formuar ushtrinë destabilizon jo vetëm Kosovën por që të gjithë rajonin. Ndërkaq sipas tij nëse Kosova do të pranohej në Interpol, kjo do të shkonte në dëm të serbëve që jetojnë brenda saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat