Halimi i përgjigjet Busekut: Jo ndarje të Kosovës, ne Lugina e Preshevës e kemi Referandumin e vitit 1992

Lajme

Halimi i përgjigjet Busekut: Jo ndarje të Kosovës, ne Lugina e Preshevës e kemi Referandumin e vitit 1992

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 13:08
Riza Halimi

Riza Halimi 8 vjet para Hashim Thaçit e tha: Presheva të bashkohet me Kosovën dhe kur dëgjon sot refrenin si papagall të Hashim Thaçit për bashkim duket jo vetme qeshatrake por edhe e pabesueshme, sikur ajo ka një hallë apo si thonë ia ka zënë dikush bishtin me derë, pasi atij i ka ra ndër mend shumë vonë për Preshevën?!.

Ku ishte Hashim Thaçi para tetë vitesh? Pse nuk e përkahu Riza Halimin me 2012 kur tha: Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës!

“Jo, jo nuk asesi nuk pajtohem me deklarimet e Ehard Busek për ndarjen e Kosovës, ndërsa ne kemi qëndrimet e tona nga Lugina e Preshevës, meqë kemi Referandumin e vitit 1992, ku popullata shumicë shqiptare e Preshevës, Bujanocit dhe Medevgjës janë për bashkim me Kosovën”  ka deklaruar sot Riza Halimi, deputet ne Beograd, për a“Presheva jonë”.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës janë për bashkimin me Kosovën, dhe kjo do t'i hapte rrugë shkëmbimit të territoreve. Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi nuk është pajtuar me propozimin e diplomatit austriak, Erhard Busek për shkëmbim territoresh.

Halimi i ka thënë agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se nëse serbët e veriut do të kenë mundësi t'i bashkohen Serbisë, atëherë kjo gjë duhet të ndodh edhe me shqiptarët e Luginës së Preshevës që janë në numër në krahasim me serbët.

Busek një ditë më herët paralajmëroi mundësinë edhe të ndarjes së Kosovës, por sipas tij kjo gjë ende nuk ka nisur së diskutuari dhe nuk ka vullnet askund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat