Autostrada Medvegjë-Durrës-Nish merr përkrahje në Forumin Botëror ekonomik të Crans Montana në Gjenevë

Lajme

Autostrada Medvegjë-Durrës-Nish merr përkrahje në Forumin Botëror ekonomik të Crans Montana në Gjenevë

Më: 28 tetor 2018 Në ora: 22:25
Foto nga Forumi Botëror ekonomik të Crans Montana në Gjenevë

Në sesionin e 20-të Forumit ndërkombëtar të Crans Montana që po zhvillohen ne Gjenevë (24-28 tetor) ku shqiptarët nga Ballkani po përfaqësohen denjësisht nga liderë dhe personalitete nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës në këtë samit botëror po flitet me të madhe për shqiptarët në Ballkan, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Muharrem Salihu në Gjenevë: Hapja e autostradës Serbi-Medvegjë-Durrës imperativ e kohës që lidhe Ballkanin me vendet e BE-së

Forumi Ndërkombëtare të Crans -Montana që temë ka Krimin Transnacional dhe Sigurinë e Brendshme dhe Globale, Migracionin si dhe zhvillimet ne Ballkan po ndiqet nga mbi 500 pjesëmarrës (si president, ministra e kryeministra, eksperte dhe biznesmen te njohur botëror) nga SHBA, Zvicra, Gjermania, Franca, si dhe vendet e Ballkanit, Shqipëria, Kosova, Serbia, Maqedonia, Greqia, Bullgaria e delegacione nga mbarë bota si dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare (OKB, BE, NATO, Interpol, Europol, UNESCO, IOM etj..)

Shqipëria, Kosova dhe Lugina e Preshevës po përfaqësohen nga Sali Berisha, Behgjet Pacolli dhe Muharrem Salihu.

Zhvillimi i infrastrukturës është çelësi i zhvillimit ekonomik të tre komunave shqiptare: AFEDS prej vitesh ka zhvilluar dhe po zhvillon një fushatë intensive lobuese në qarqe diplomatike, ekonomike dhe politike për miratimin e projektit të autostradës Durrës-Prishtinë-Nish, me një segment të kalimit nga Medvegja. Për këtë qëllim, AFEDS ka gjetur mbështetje të madhe te miq dhe dashamirës të shqiptarëve dhe te personalitete të ndryshme evropiane, që mbështesin financimin e projektit.

Se po has në mbështetje të madhe ditë e sa vie projekti gjigant i Muharrem Salihut (nga AFEDS) për ndërtimin e autostradës Medvegjë, dëshmon jo vetëm nga përkrahja e pa rezervë nga Tirana e Prishtina, por ky projekt ky tashmë ka kaluar kufijtë e Ballkanit po gjen mbështetje edhe nga evropianet dhe  ndërkombëtarët.

Kjo u pa dhe nga prezantimi i përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës në këtë samit botëror Muharrem Salihu, një veprimtar i shquar nga Medvegja dhe biznesmen i njohur ne Evropë me seli ne Venazia, ka zhvilluar një sërë takimesh pos me Sali Berishën dhe Behgjet Pacollin edhe me personalitete të ndryshme zvicerane dhe botërore, kryesisht nga fusha e bizneseve, financave ku temë bisede kishin te drejtat e shqiptarëve etnik ne Luginën e Preshevës si dhe investimet dhe zhvillimin ekonomik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, njofton agjencia e lajmeve «Presheva Jonë» nga Zvicra qe po e ndjek drejt për se drejti samitin ne fjalë.

Nga gjitha këto takime dhe biseda me presidentin e forumit botëror Jean-Poaul Carteron si dhe autoritetet tjera,  ne fjalimin e tij para qindra pjesëmarrësve te Forumit ndërkombëtar Crans Montana Muharrem Salihu qe fokusuar ne zhvillimin ekonomik të Luginës së Preshevës ne veçanti jetësimin e projektit të tij te autostradës Medvegjë-Durrës.

Sipërmarrësi Muharrem Salihu, themelues i Forumit Shqiptar për Zhvillimin Ekonomik në Serbi nga shumë takime e biseda me autoritete e ndryshme botërore, pjesëmarrëse të Forumit Ndërkombëtar në Gjenevë hasi në përkrahje të madhe mbi projektin e tij gjigant, të autostradës që lidh Serbinë, Kosovën dhe Shqipërinë.

“AFEDS në bashkëpunim me një studio të njohur ndërkombëtare ka realizuar një projekt të ri, për autostradën Durrës- Prishtinë-Nish, me segment kalimi nga komuna e Medvegjës . Menaxhimi i diversitetit etnik, nuk mund të mbetet në diskrecionin e shteteve , por duhet te shndërrohet në gjenerator të lirive t’plota si parakusht sigurie dhe kohezimi nderetnik!…” tha z.Salihu ne Crans Montana  duke folur për autostradën Medvegjë-Durrës.

Për fund, z.Muharrem Salihu ka pasur edhe një takim interesant dhe miqësor me Presidentin e Katalonjes Carles Puigdemon me të cilin biseduam sa për vendin e tij po aq edhe për Luginën e Preshevës. Z.Salihu po ashtu takoi fondatorin e njohur amerikan Paul Ëilliams, bashkë-themelues, grupi i të drejtës ndërkombëtare publike nga SHBA me te cilin bisedoi gjer e gjate për situatën ne rajon dhe projektin e autostradës iniciuar nga ai.

Njëkohësisht z.Salihu ka takuar dhe biseduar për gati një orë me presidentin e Forumit ndërkombëtar te Crasn Monatan  me te cilin biseduan kryesisht për bashkëpunimin dhe mundësinë që në të ardhmen të organizohet ky forum botëror, pse jo edhe ne Medvegjë, ne qytetin multietnik dhe multiukulturor që lidh 3-4 shtete të Ballkanit. Duhet shtuar se ishte interesim i madh i mediave zvicerane dhe botërore për të biseduar me veprimtarin e shquar shqiptar nga Medvegja, biznesmenin e njohur ne Evropë Muharrem Salihun (president i AFSED)  tashmë lider nga Lugina e Preshevës.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat