Pas dorëheqjes së Merkelit, mbesin dy çështje të hapura

Lajme

Pas dorëheqjes së Merkelit, mbesin dy çështje të hapura

Nga: Nue Oroshi Më: 29 tetor 2018 Në ora: 13:18
Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel

Kancelarja e Gjermanisë dr.Angela Merkel nuk do të kandidojë edhe për një mandat të ri në krye të CDU në Kuvendin e dhjetorit që do të mbahet në Hamburg të Gjermanisë. Shkaku kryesorë është rezultati i dobët në disa zgjedhje të parlamenteve republikanë si dhe performanca e dobët e CDU për shkak të gabimeve që ka bërë dr.Angela Merkel në politikat e Migrimit.

Tani dy çështje mbesin të hapura se kush do të jetë pasardhësi i saj mbrenda CDU-së.

Do të jetë kandidati apo kandidatja e preferuar e Merkelit apo do të zgjidhet dikush nga kundërshtarët e saj,me gjasë kundërshtari i hershëm i Merkelit në CDU Friedrich Merz.

Çështja e dytë e hapur është se a do t'i shkon deri në fund mandatit të Kancelarës Gjermane apo do të pasojnë zgjedhjet e reja për Bundestagun Gjerman në vitin 2019. Këto gjëra do të sqarohen menjëherë pas mbajtjes së kuvendit të CDU-së në Hamburg të Gjermanisë, më 6-8 dhjetor 2018.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat