Jevtiq: “Lugina e Diellit” mundësi për kthimin e serbëve

Lajme

Jevtiq: “Lugina e Diellit” mundësi për kthimin e serbëve

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 10:17
Foto

Në një situatë ku në disa pjesë të Kosovës nuk ka shanse për kthimin e serbëve, projekti “Lugina e Diellit” krijon mundësinë që ata të jenë në Kosovë.

Kësisoj ka deklaruar  zyrtari i Listës Serbe Dalibor Jevticq dhe theksoi se Serbia nuk heq dorë nga kjo dhe ndihma saj në siç e quajti ai “provincën jugore” është konstante,

Një sesion i përbashkët i Qeverisë dhe përfaqësuesve të serbëve po mbahet sot në Beograd, ku do të miratohet një paketë gjithëpërfshirëse e ndihmës dhe mbështetjes për komunat me shumicë serbe në Kosovë.

Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor në vitin 2016 kishte urdhëruar ndërprerjen e punimeve në ndërtimin e rreth 300 shtëpive në lagjen “Lugina e Diellit” në Zveçan, me arsyetimin se nuk kishin plotësuar kushtet ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat