Kukan ia bën të qartë Serbisë, s’ka BE pa marrëveshje me Kosovën

Lajme

Kukan ia bën të qartë Serbisë, s’ka BE pa marrëveshje me Kosovën

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 16:37
Eduard Kukan

Qëndrimi i Gjermanisë, sipas të cilit Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën, i prezantuar nga deputeti i partisë së Angela Merkelit, CDU-së, Peter Bajer, është vetëm qëndrim i saj, citon agjencia serbe e lajmeve, deputetin e Parlamentit Europian, Eduard Kukan.

“Bashkimi Eurpian tash për tash nuk ka një qëndrim unik sa i përket zgjidhjes përfundimtare të çështjes së Kosovës”, citohet të ketë thënë Kukan, dhe se pritet harmonizimi dhe definomi i qëndrimit të përbashkët i BE-së në lidhje me këtë çështje.

Ai ka bërë të ditur se në takimin e së hënës me presidentin serb, Alkesandar Vuçiq ia ka përcjellë atij se BE “pret zgjidhje që do të burojë nga dialogu dhe vetëm përmes dialogut, por që mbi të gjitha do të jetë afatgjatë”.

Vuçiqit po ashtu tha se ia ka konfirmuar se një marrëveshje juridikisht e detyrueshme është parakusht për rrugëtimin e Serbisë drejt Bashkimit Europian.

“Sado që të jetë dialogu i vështirë, sado që për të duhet kohë, pavarësisht nga situata, për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian Serbia duhet të përmbushë këtë detyrë”, ka thënë deputeti i Parlamentit Europian.

I pyetur nëse vazhdon të jetë aktual ideja e ripërcaktimit të kufijve, Kukan është përgjigjur se po ndiqet me shumë vëmendje rrjedha e dialogut, porse edhe më tutje ka paqartësi rreth disa hollësive për një marrëveshje të mundshme, që do të vetëkuptonte ripërcaktim kufijsh ose korrigjim kufijsh,

Kurse në pyetjen se a munden vetëm Beogradi e Prishtina të arrijnë zgjidhje, Kukan ka thënë “Ne do të jemi krenarë nëse dy partnerët gjejnë zgjidhje, përkatësisht arrijnë marrëveshje, por asnjë marrëveshje nuk do të arrihet nëse ajo nuk është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare”.

Siç citohet nga Tnajug, ai ka thënë se duhet të jetë marrëveshje që nuyk destabilizon situatën në gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, pastaj të jetë marrëveshje që konsideron disa kushte që duhet t’i përmbushë marrëveshja potenciale.

Në lidhje me spekulimet se takimi i liderëve të SHBA, Rusisë, Francës e Gjermanisë në Paris, me rastin e festimit të 100-vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore mund të kthesë dhe përparim në kërkimin e zgjidhjes përfundimtare për Kosovën, Kukan konsideron se nuk duhet ushqyer shpresa tepër të mëdha.

Ai ka shtuar se Brukseli do të vazhdojë të udhëheq negociatat. Por, rikujton kalimin e kohës.

“Në kemi zgjedhjet europiane, do të kemi përbërje tjetër parlamentare pas zgjedhjeve të ardhshme, dhe askush n uk e di kush do të jetë në parlament. Prandaj konsideroj se këtë kohë që na ka mbetur me Moghjerinin duhet shfrytëzuar në mënyrë sa më efikase...”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat