Serbia vazhdon propagandën kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Lajme

Serbia vazhdon propagandën kundër anëtarësimit të Kosovës në Interpol

Më: 30 tetor 2018 Në ora: 21:35
Ilustrim

Zyrtarët serbë edhe më tutje po vazhdojnë propagandën e tyre kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Bilana Popoviq-Ivkoviq, gjatë ditës së sotme është takuar me kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm të shtetit të Katarit, Abdullah bin Naser bin Kalif Al-Tani, ku ka paraqitur qëndrimet dhe argumentet e Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL.

Siç shkruajnë mediat serbe, Popoviq-Ivkoviq, në këtë takim ka thënë se çdo vendim për ta pranuar Kosovën në INTERPOL, sipas saj, do të përbënte shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe se kjo organizatë është politizuar dhe nëse anëtarësohet Kosova, INTERPOL do ta humb profesionalizmin e tij.

Në anën tjetër Abdullah bin Naser bin Kalif Al-Tani siç shkruajnë mediat serbe, ka mbështetur qëndrimet e Serbisë në lidhje me këtë dhe ka kujtuar që Serbia dhe Katari kanë marrëdhënie miqësore.

Gjatë takimit në mes të Abdullah bin Naser bin Kalif Al-Tani dhe Bilana Popoviq-Ivkoviq janë diskutuar edhe çështjet dhe marrëdhëniet në mes të Serbisë dhe Katarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat