Vuçiq: Takimi në Paris nuk do të jetë vendimtar për Kosovën

Lajme

Vuçiq: Takimi në Paris nuk do të jetë vendimtar për Kosovën

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 11:40
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se nuk mund të japë detaje specifike rreth propozimit të tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pasi sipas tij ende nuk ka diçka konkrete në këtë aspekt.

Vuçiq megjithatë ka thënë se çështja e kufirit Kosovë-Serbi duhet të zgjidhet.

“Me shume vende kam biseduar për nevojën e gjetjes së një zgjidhje për çështjen e Kosovës, por asnjëherë nuk do të flas për detajet përderisa nuk do të kemi diçka konkrete në këtë aspekt. Me nje fjalë është normale që në kërkojmë që të vendosim një kufi, sepse unë sot nuk e di se ku është kufiri”, ka thënë Vuçiq, raporton ‘tanjug’.

Tutje Vuçiq ka thënë se vazhdimisht është në kërkim të kompromisit për zgjidhjen e çështjes ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Teksa ka folur edhe për takimin që pritet të mbahet me 11 nëntor në Paris, Vuçiq ka thënë se pa marrëveshje ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve as në Paris nuk mund të jetë një zgjidhje. Ai ka thënë se nuk mund të pritet që ky takim në Paris të jetë vendimtar për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat