Mediat bjelloruse: Bërnabiq takohet me Thaçin në margjinat e konferencës në Minsk

Lajme

Mediat bjelloruse: Bërnabiq takohet me Thaçin në margjinat e konferencës në Minsk

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 14:58
Ana Bërnabiq dhe Hashim Thaçi

Kryeministrja  serbe Ana Bërnabiq ka biseduar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi në margjinat e Konferencës së Sigurisë së Munihut, që po mbahet në Minsk.

Kështu njofton agjencia bjelloruse e lajmeve” Belta”.

Sipas agjencisë, shefja e ekzekutivit serb iu tha gazetarëve se ata diskutuan për rrjedhën e dialogut Beograd-Prishtinë dhe me këtë rast, Bërnabiq shprehu shpresën se të dyja palët do të arrijnë  një zgjidhje kompromisi, duke çuar në një stabilitet më të madh në rajon.

Bërnabiq po merr pjesë në takimin e grupit kryesor të Konferencës së Sigurisë në Mynih, i kryesuar nga Wolfgang Ischinger, ku po diskutohen çështjet e sigurisë globale dhe rajonale.

Ndërkaq, kreu i shtetit të Kosovës, Hashim Thaçi atje ka zhvilluar takime me Wolfgang Ischinger dhe komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn me të cilët ka folur për arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat