Bekim Jashari me parti të re, i bashkohet edhe Nuredin Lushtaku

Lajme

Bekim Jashari me parti të re, i bashkohet edhe Nuredin Lushtaku

Më: 31 tetor 2018 Në ora: 22:21
Bekim Jashari edhe Nuredin Lushtaku

Kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, pritet që brenda një kohe të shkurtër të formojë subjektin e ri politik.

E këtij subjekti pritet që t’i bashkohet edhe  nënkryetari i Skënderajt i cili vjen nga rradhët e PDK-së, Nuredin Lushtaku.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net vetë Lushtaku, i cili ka thënë se është plotësisht normale nëse Jashari do të formonte parti të re.

Madje ai thotë se me shumë dëshirë do t’i bashkohej kësaj iniciative.

“Është normale që Jashari të formojë iniciativë ose parti të re politike. Unë do t’i bashkohesha me shumë dëshirë”, ka thënë ai.

Në lidhje me këtë ende nuk është deklaruar  ish-kryetari i Skënderajt , Sami Lushtaku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat