Gjykimi për vrasjen në ‘Bon Vivant’, sot fjala përfundimtare

Lajme

Gjykimi për vrasjen në ‘Bon Vivant’, sot fjala përfundimtare

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 08:02
Foto ilustruse

Gjykimi për vrasjen e Rrahman Ukës, vrasje kjo e cila ka ndodhur në vitin 2014, i është afruar fundit.

Në këtë proces gjyqësor është paraparë që sot të jepet fjala përfundimtare.

Në lokalin “Bon Vivant” më 13 tetor 2014 u vra Rrahman Uka që ishte roje në atë lokal.

Për vrasjen e tij akuzohen Masar Gërdovci e Sherif Krasniqi.

Rruga “Rexhep Luci” në Prishtinë ishte bllokuar vitin e kaluar, pasi u bë rikonstruksioni i vrasjes në “Bon Vivant”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat