Kongresmenët amerikanë miq të Serbisë i shkruajnë Pompeos, mbështesin ndryshimin e kufijve

Lajme

Kongresmenët amerikanë miq të Serbisë i shkruajnë Pompeos, mbështesin ndryshimin e kufijve

Më: 1 nëntor 2018 Në ora: 15:13
Kongresmenët amerikanë

Tetë kongresmen amerikan i kanë drejtuar një letër sekretarit të Shtetit Amerikan, Mike Pompeo, për të përkrahur Serbinë në gjetjen e një zgjidhje për çështjen e Kosovës.

Në këtë letër dërguar Pompeos thuhet se vazhdimi i konfliktit të ngrirë ndërmjet dy shteteve, mund të dërgojë në ndonjë eskalim të situatës.

Gjithashtu këta kongresmen kanë thënë se e mirëprësin qëndrimin e John Bolton, sa i përket idesë për shkëmbim të territoreve dhe lëvizje të kufijve, si pjesë e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi.

Sipas letrës së dërguar Pompoes, tetë kongresmënët thonë që do të jetë një sukses i SHBA-së nëse arrihet që me sukses të zgjidhet çështja e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët perëndimor duhet që të inkurajojnë të dy shtetet për arritjen e një marrëveshje paqësore, e cila do ti kontribuonte stabilitetit të rajonit”, thuhet në letër.

Kongresmenët thonë se çfarëdo qasje e SHBA-së në këtë çështje duhet të jetë në respekt të plotë për të dy palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Ne me shumë respekt ju inkurajojmë që të vazhdoni përkrahjen për gjetjen e një zgjidhje që do të kishte një impakt të rëndësishëm për të ardhmen dhe për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor”, përfundon letra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat