I dënuari me 20 vjet burgim në Gjermani kapet në Prishtinë

Lajme

I dënuari me 20 vjet burgim në Gjermani kapet në Prishtinë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 14:10
Qadir Ali Kan

Qadir Ali Kan, shtetas gjerman, i kërkuar nga INTERPOL-i është kapur të premten pas mesnate në Prishtinë.

Ali Kan i dënuar me 20 vjet burgim për trafikim me drogë dhe i kërkuar nga Gjermania, është arrestuar në orën 1 pas mesnate nga njësia “Fast” që shërben për kërkimin e të arratisurve.

Bajram Krasniqi nga zyra për informim në Policinë e Kosovës, ka konfirmuar arrestimin e shtetasit gjerman.

“Policia mbrëmë ka arrestuar një shtetas gjerman në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar. I njëjti është i kërkuar nga autoritetet gjermane. Çështjet tjera siç është ekstradimi i tij, janë përgjegjësi e Ministri e Punëve të Brendshme”, ka thënë Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat