“Aleksandër Thaçi dhe Ivica Daçiçi”

Lajme

“Aleksandër Thaçi dhe Ivica Daçiçi”

Nga: N.Sh Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 22:26
Hashim Thaçi, Vuçiq, Daçiç

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari nuk ka të ndalur me kritikat e tij të ashpra ndaj krerëve të shtetit, të cilët Miftari i cilëson me epitete të ndryshme.

Miftari është njëri ndër të paktët që kritikon ashpër liderët e shtetit, duke përmendur emra dhe mbiemra dhe tradhtitë e tyre më këdo që kanë bërë pazare kundër interesit të Kosovës.

Miftari, përmes një postimi në Facebook, thotë se kryetar i Kosovës është Aleksandër Thaçi, kurse ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës Ivica Daçiçi.

Duke komentuar deklaratën e Daçiçit, për tërheqje të njohjeve ndaj Kosovës, e kritikon ashpër kryeministrin Ramush Haradinaj, të cilin e quan “ahmak” dhe “lakmitar”.

Lexojeni shkrimin e plotë të Naim Miftari:

Kush është kryetar i Kosovës po dihet se është Aleksandër Thaçi por nuk po e di se kush është ministër i punëve të jashtme të Kosovës Ivica Daçiç apo ndokush tjetër vetëm me emër "kosovar" por që mendon njëjtë si Beogradi e Rusia.

Njohjet për shtet të Kosovës në vend mu rrit po tkurren dita ditës po zvogëlohen sot një shtet ka tërhequr njohjen e vet për Kosovën eu Ramush kali po ahmak e lakmiqari i madh që ishe po largo urgjentisht Pacollin nga aja detyrë e hamamit që po e mban e po e përdor vetëm për mej rrit biznesin e tenderët e vet, hi syve tenton të na hedh duke tentuar ta maskoj duke bërë reklama me by.. të Shakires e me fatkeqi të popullit tonë që ju kanë juve politikanë e pushtetar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat