Vuçiq flet për nismën e kongresmenëve: Qëndrimet e SHBA-ve, me rëndësi për Serbinë

Lajme

Vuçiq flet për nismën e kongresmenëve: Qëndrimet e SHBA-ve, me rëndësi për Serbinë

Më: 2 nëntor 2018 Në ora: 23:18
Aleksander Vuçiq dhe Donald Trump

Dje, një grup prej tetë kongresmenëve i kanë shkruar një letër të hapur, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo duke i kërkuar mbështetje për Serbinë në kërkimin e një marrëveshje me Kosovën.

Ndërsa sot, presidenti serb, Aleksander Vuçiq nëpërmjet një deklarate është shprehur mirënjohës ndaj grupit të kongresmenëve për nismën e tyre.

“Falë këtyre njerëzve, por ka edhe grupe të tjera të kongresmenëve nuk është gjithmonë e lehtë. Është e rëndësishme për ne se çfarë thonë Trump, Bolton e Pompeo, njerëz të afërt të Trump-it dhe sigurisht për nismën e kongresmenëve jam shumë mirënjohës”, u shpreh Vuçiq.

Ai këtë deklaratë e ka bërë në Varna të Bullgarisë, duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari rreth letrës së kongresmenëve amerikanë.

Vuçiq tha se do të takohet sonte ose nesër në Beograd me kongresmenin Ted Poom, i cili është në Beograd dhe shprehu besimin e tij se ai do të ketë mundësinë të “shpjegojë partnerët amerikanë të Serbisë, dëshirën dhe mundësitë dhe çfarë mund të kontribuonte me të vërtetë në për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor”.

Vlen të theksohet edhe deklarata e John Bolton para disa javësh i cili u shpreh se Amerika do të jetë gjithmonë e pajtueshme mbrapa çdo marrëveshje bilaterale që siguron paqen dhe stabilitetin në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat