Pamje tmerruese nga NBC News: Kosova vendi më i rrezikshëm në Evropë

Lajme

Pamje tmerruese nga NBC News: Kosova vendi më i rrezikshëm në Evropë

Nga: N.Sh Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 16:05
Pamje nga video

Në një video të publikuar gjatë kohës së luftës në Kosovë, konkretisht e masakrës së Reçakut, nga Daniel Demoustier, kameraman, gazetar dhe regjisor i cili ka punuar në mbi 100 vende të botës së bashku me Bill Neely, korrespondent i NBC News, janë tronditur me gjendjen të cilën e kanë pa.

Ata gjatë vitit 1998 ishin të tmerruar nga krimet e Serbisë, e cili kreu gjenocid dhe masakër në Reçak.

Gazetarët realizuan një dokumentar në të cilin e përshkruajnë Kosovën si vendin më të rrezikuar në Evropë, shkruan gazeta “Bota sot”.

Në dokumentar thuhet se, kur sheh vajin e fëmijëve që qajnë për babin e tyre të vdekur nuk ka se si të mos ndikohet.

Autorët e videos thonë se vetëm gjatë një jave në Kosovë kanë dëgjuar më shumë të shtëna si dhe kanë parë më shumë tmerre të kryera mbi njerëzit e vendit tonë sesa gjatë tërë jetës së tyre si gazetar.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar për Reçakun. Pse do të dëgjonit ju? Një fshat i vogël me disa qindra njerëz. Derisa eca përgjatë maleve të tij duke parë tmerre të papërshkrueshme. Por, ne gazetarët duhet t’i përshkruajmë dhe t’i tregojmë ato. Ne jemi dëshmitarë të krimeve dhe barabarizmave. Por ne këtu pamë trupa të masakruar të 40 djemve dhe burrave sepse realiteti nuk mund të tregohet në televizion” , thotë ndër të tjera gazetari i NBC.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat