Programi i Këshillit Nacional Shqiptar duhet të jetësohet dhe realizohet në Luginë

Lajme

Programi i Këshillit Nacional Shqiptar duhet të jetësohet dhe realizohet në Luginë

Nga: Fikri Mehmeti Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 19:31
Fikri Mehmeti

Nesër votohet për Këshillin Nacional Shqiptar në Luginën e Preshevës. Për të gjithë kandidatët prioritet duhet të jetë; ngritja e cilësisë në arsim,zgjidhja e problemit me tekstet shqip, nostrifikimi i diplomave nga studentët e UP-së, promovimi i kulturës dhe traditës shqiptare, ngritja e mediumeve të mirëfillta dhe të pavarura, si dhe përdorimi i simboleve shqiptare në institucionet publike.

KNSH ka kompetenca të veçanta të cilat duhet të shfrytëzohen për realizimin e kërkesave të qytetarëve, kërkesa të cilat kanë të bëjnë me të drejta elementare të njeriut. KNSH nuk duhet të shihet si një mundësi punësimi të militantëve partiak, e as si matje për kalkulime politike-elektorale por, çdonjëri duhet ta ketë për mision aktivizmin dhe efikasitetin, ndryshe do të mbetet një KNSH pasiv dhe joproduktiv siç ka qenë deri tani.

Qytetarët duhet masovikisht të marrin pjesë nesër në votim, të e votojnë atë kandidat i cili ka plan konkret për funksionalizimin e Këshillit Nacional Shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat