Nesër në orët e mëngjesit pritet kthimi i lapidarit te UÇPMB-së në Preshevë?

Lajme

Nesër në orët e mëngjesit pritet kthimi i lapidarit te UÇPMB-së në Preshevë?

Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 23:10
Nesër në orët e mëngjesit pritet kthimi i lapidarit te UÇPMB-së në Preshevë?

Preshevë, 3 nëntor -Po bëhen gati gjashtë vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombit të rënë në luftën e UÇPMB-së. Sikur Referendumi i vitit 1992 edhe lapidari u përdor nga lideri ne çdo katër vite, kuptohet në prag te zgjedhjeve, ku ata bënin fushatat,  por as njëra e as tjetra deri më sot nuk u realizuan.

Atë ditë, një numër shumë i madh i forcave policie serbe, të shoqëruara nga njësitet e xhandarmërisë, kanë marrë pjesë në operacionin e heqjes së lapidarit të vendosur para godinës së administratës së Preshevës.

Image

Fillimisht një numër prej 200 pjesëtarësh të xhandarmerisë mbërritën në shesh, ndërsa rreth orës 07:00 të mëngjesit një ekskavator shkuli dhe tërhoqi lapidarin nga vendi i vendosur.

Më pas, lapidari është hedhur në një kamion, nga ku është transportuar në drejtim ende të paditur.

Sikur Ragmi Mustafa edhe liderë tjerë nga ekipi i Riza Halimit kishin premtuar se “Lapidari i UÇPMB-së do të kthehet aty ku ishte..” Por deri tash ato mbeten vetëm premtime dhe fjalë. Kurse, sipas burimeve jozyrtare te agjencisë së lajmeve Presheva jonë, ka gjasa që nesër të rikthehet lapidari i UÇPMB -së aty ku ishte po nga ata persona që e kishin vënë. Kthimi mundshëm i lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, se sa do t’i ndihmojë në votimet e nesërme për KKSH-në. mbetet që të shihet.

Duke folur për zhvillimet dhe tensionimet e fundit në Luginën e Preshevës, Thaçi ka pohuar se përshkallëzimi i situatës në Preshevë ishte krejtësisht i panevojshëm.
“Ajo ishte një kurth që ishte vendosur nga shqiptarët lokalë me politikanët nga Beogradi dhe kishte një ndikim negativ për Kosovën. Unë mendoj se ishte qëllimi i Serbisë, mbështetur nga injoranca e disa udhëheqësve politikë në Preshevë”, ka deklaruar Thaçi.

Image

Komandanti i UÇPMB-se Shefket Hasani ka pyetur presidentin e Kosovës “Hashim si mund të bashkosh Luginën e Preshevës me Kosovën, kur në takime ne Prishtinë pret vazhdimisht  ata njerëz që para pese vitesh vitesh i quajte spiun e argat të Serbisë, pasi u rrëzua lapidari i UÇPMB-së?!”.

Me anashkalimin e rikthimit te lapidarit te UCPMB-së dhe Referendumit, liderët e Preshevës tradhtuan popullin dhe shkelën mbi gjakun e deshmorëve të UCPMB-së, ka dekalriuar sociologu i njohur nga Lugina prof. Ibrahim Kadriu, njeriu numër dhe arkitekt i Referendumit te 1-2 marsit 1992 i cili ishte edhe kryetar i këtij procesi historik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat