Sot votohet për Këshillin Nacional në Kosovën Lindore

Lajme

Sot votohet për Këshillin Nacional në Kosovën Lindore

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 07:50
Kosovë Lindore

Sot në Luginën e Preshevës mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare.

Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet të jenë unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale.

Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar.

Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe.

Por praktikat tregojnë se Serbia asnjëherë nuk ka avancuar të drejtat dhe liritë, elementare të qytetarëve atje.

Ndryshe, Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare, përbëhet prej 15 anëtarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat