Vuçiq për takimin e Brukselit: Më mirë 1000 ditë të bisedohet, se sa një ditë të luftohet

Lajme

Vuçiq për takimin e Brukselit: Më mirë 1000 ditë të bisedohet, se sa një ditë të luftohet

Nga: Sevdail Hyseni Më: 7 nëntor 2018 Në ora: 21:16
Aleksandar Vuçiç

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, të mërkurën e 7 nëntorit, në mbrëmje, ka deklaruar rreth problemeve me Kosovën, se më mirë është të bisedohet 1000 ditë, se sa një ditë të luftohet.

-Sa u përket bisedimeve në Bruksel, thashë se do të shkoj në Grenlandë për të dialoguar, sepse është më mirë të bisedohet për 1000 ditë, se sa të luftohet një ditë me këdo qoftë. Detyra ime është të bëj gjithçka që mundem t’i siguroj njerëzve në Serbi, veçanërisht në “Kosovë dhe Metohi”, paqe, siguri dhe stabilitet - tha Vuçiq në Helsinki, ku po merr pjesë në Samitin e PPE-së. Sipas tij, bisedimet në Bruksel do të jenë shumë të vështira, thotë mes tjerash Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, për www.vesti.rs.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat