Mediat serbe: Takimet në Paris mund të na afrojnë zgjidhjen për Kosovën

Lajme

Mediat serbe: Takimet në Paris mund të na afrojnë zgjidhjen për Kosovën

Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 09:42
Aleksandar Vuçiç

Takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me udhëheqësit më të fuqishëm në botë në margjinat e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris mund të jetë një hap përpara në zgjidhjen e “nyjes së Kosovës”.

Kështu shkruan gazeta serbe.

Siç raporton gazeta  duke iu referuar burimeve diplomatike, takimi i Vuçiqit me Kancelaren gjermane Angela Merkel, inicuar kërkesën e saj, do të mbahet të dielën herët në mëngjes para ceremonisë zyrtare dhe dy zyrtarët do të diskutojnë të gjitha çështjet e rëndësishme – gjendjen në rajon, ekonominë, por një theks i veçantë do të jetë në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas këtij mediumi serb, Vuçiq  në Paris, ka shumë të ngjarë të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump.

“Pas kthesës amerikane në çështjen e Kosovës dhe deklaratave të njerëzve të afërt të Trump për të mos përjashtuar korrigjimet territoriale në Ballkan, presidenti amerikan tani mund t’ia përcjellë personalisht edhe presidentit tonë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat