Ish-agjenti i SHIK-ut: Ivica Stanishiqi, shefi i Baton Haxhiut i tha Arnaudit të DGSE-së ta rekruton Thaçin në Zvicër

Lajme

Ish-agjenti i SHIK-ut: Ivica Stanishiqi, shefi i Baton Haxhiut i tha Arnaudit të DGSE-së ta rekruton Thaçin në Zvicër

Nga: N.Sh Më: 8 nëntor 2018 Në ora: 18:59
Thaçi, Vuçiq, Stanishiqi dhe Arnaudi

Ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka folur edhe njëherë për Ivica Stanishiqin, Baton Haxhiun, Gani Thaçin, presidentin Hashim Thaçi dhe Denjar Arnaudin e shërbimit sekret francez DGSE.

Miftari thotë se Ivica Stanishiqi ishte shef i Baton Haxhiut dhe Gani Thaçit.

Ai tregon për takimin e Stanishiqit me Denjar Arnaudin i cili kërkoi nga ky i fundit që të rekruton Hashim Thaçin në Zvicër.

“Rekrutimin e Hashim Thaçit në shërbimin sekret Francez DGSE e kishte aranzhuar direkt UDB Serbe për arsye se njeri nga vëllezërit e Thaçit ishte shumë vite bashkëpunëtor operator shembull i UDB dhe familjarisht ishin të besuar dhe besnik tradicional breza pas brezave ndaj pushteteve Serbe” shkruan Miftari në Facebook, transmeton gazeta “Bota sot”.

Ja shkrimi i plotë i Naim Miftarit:

Tentimi i korrigjimit sot nga Hashim Thaçi dhe ofensivës dhe prapogandës serbe Vuçiç -Daçiç për të ia hjekur njohjet shtetërore të Kosovës kanë vetëm një qellim ajo është  ndarjen e Kosovës.

Ivica Stanishiqi (shefi i Baton Haxhiut dhe Gani Thaçit) në maj të 1995-96 kryeshefi i UDB-së Serbe kishte takuar Denjar Arnaudin shërbimi sekret Francez DGSE që e njofke nga koha kur agjenti Francez Arnaud kishte punuar në ambasadën Franceze në Sarajevë gjatë luftës, ku Franca dhe vet si dhëndër serb edhe kishte ndihmuar serbët e Bosnjës kundër të tjerëve !

Kryeshefi i UDB kishte sugjeruar agjentin Francez ta rekrutonte në Zvicër me çdo kusht një azilant Shqiptar nga Drenica (Hashim Thaçin) i cili do të bëhet shumë shpejt kryesori i kryengritjes Shqiptare në Kosovë.!

Rekrutimin e Hashim Thaçit në shërbimin sekret Francez DGSE e kishte aranzhuar direkt UDB Serbe për arsye se njeri nga vëllezërit e Thaçit ishte shumë vite bashkëpunëtor operator shembull i UDB dhe familjarisht ishin të besuar dhe besnik tradicional breza pas brezave ndaj pushteteve Serbe.

Dhe kur kthehem te përçarjet, vjedhjen e fondeve të luftës dhe të vrasjet e heronjve tanë si vrasja e Ademit, Zahirit, Hoxhes, Ilirit, Ahmetit, Mujes, Samis, Ises, Salihut, Agimit, Femhis, Hyzris, Abejes, Bedris dhe vrasja e shumë komandantëve të luftës e të politikanëve atdhetar tanë pas luftës e kujton edhe i verbëri se nuk ka këtu RASTËSI asgjë.

Por edhe duke par plaçkitjet, tradhtitë, dëmet e konspiracionet që i bëri vendit ton popullit tonë dhe shtetit tonë që 23-24 vite presidenti Hashim Thaçi dhe duke par sot 'politiken' ndihmën e hapur pro_ Serbisë nuk është vështirë me ditë se për kanë punon edhe sot presidenti i ''jon i dashur" i cili flet Shqip por me zemër punon dhe vepron e ëndrrat i shef vetëm serbisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat