“Oliver Ivanoviqi u vra me urdhër të Beogradit”

Lajme

“Oliver Ivanoviqi u vra me urdhër të Beogradit”

Më: 9 nëntor 2018 Në ora: 22:10
Oliver Ivanoviq

Një vit pas vrasjes, emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviqit është dhënë në Beograd.

Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.

Vrasja e Oliver Ivanoviq-it ka tërhequr vëmendjen e opinionit botëror dhe ndërkombëtar.

Sipas emisionit ‘’Udhëve’’ të RTK, Ivanoviqi u vra me urdhër të Beogradit.

RTK citon dëshmitë nga gazetarët hulumtues serbë të produksionit ‘Rekoshed’’ dhe ato të dëshmitarëve të ndryshëm, sipas të cilave Beogradi, nëpërmjet shërbimeve sekrete serbe, kishte vrarë Ivanoviqin.

Për më tepër, kjo ishte bërë në bashkëpunim me vetë gruan me të cilën Ivanoviq po bashkëpunonte, Milena Ivanoviq, e cila ishte rekrutuar nga shërbimi sekret serb.

Përveç gruas së tij, këtu ishte i përfshirë edhe Shefi i të Ashtuquajturës Zyrës për Kosovën nga qeveria e Serbisë, Marko Djuriq.

Ndryshe, Ivanoviq nga qeveria serbe njihej si një nga zërat më kritikë të politikave të Beogradit dhe Vuçiq-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat