Vuçiq para Parisit në mesin e gjeneralëve dhe ushtarëve. Në Bujanoc zbarkojnë mbi 1000 forca serbe të armatosura deri në dhëmbë

Lajme

Vuçiq para Parisit në mesin e gjeneralëve dhe ushtarëve. Në Bujanoc zbarkojnë mbi 1000 forca serbe të armatosura deri në dhëmbë

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 14:57
Pamje nga manovrat ushtarake

Në ditën e takimit në Paris mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe homologut të tij të Kosovës Hashim Thaçit kur pritet nje “marrëveshje” dhe një marshim në Prishtinë për “bashkim” të Luginës me Kosovën, Lugina e Preshevës është mbushur nga qindra ushtarë dhe mjete luftarake të shoqëruara me helikopterë dhe avionë, njofton “Presheva jonë” nga terreni.

 Para takimit ne Paris Vuçiq dhe Serbia shprehin gatishmërinë e “dialogut” duke treguar dhëmbët Luginës së Preshevës .

Image

Në nder të njëqindvjetorit të fitores në Luftën e Parë Botërore në Serbi, sot është zhvilluar një stërvitje e madhe ushtarake. “Fituesi i Shekullit 1918-2018” ka nisur sot në Serbi, ku ka bërë manovra ushtarke serb, duke përfshirë rreth 8,000 anëtarë të Ushtrisë dhe të Forcave Ajrore dhe Forcave të Mbrojtjes Ajrore dhe më shumë se 600 sisteme luftarake dhe avionë, ku vetëm në Bujanoc ka angazhuar mbi 1200 sish të armatosur deri në dhëmbë.

Media ka mësuar se këto manovra ushatarake, po ndiqen nga presidenti serb dhe komandanti suprem i ushtrisë serbe (VS) Aleksandar Vuçiq, kryeministrja serbe Ana Bërnabiq dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë.

Image

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin, ushtria serbe është e përgatitur plotësisht për një stërvitje të madhe në rajon me moton “Zhvillimi dhe përdorimi i forcës për reagimin e ushtrisë serbe”.

Anëtarët e njësisë së Brigadës së katërt “Ushtria dhe qendër trajnimipër operacionet shumëkombëshe” janë kryer nga kompleksiushtarak “Borovac” pranë ushtrimit taktik nëBujanoc, ku janë dislokuar rreth 1000 ushtarë dhe 100 mjete luftarake.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat