Vuçiq thotë se ENTSO-E e hodhi poshtë kërkesën e Kosovës për distribuim të rrymës

Lajme

Vuçiq thotë se ENTSO-E e hodhi poshtë kërkesën e Kosovës për distribuim të rrymës

Më: 10 nëntor 2018 Në ora: 20:42
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Rrjeti Evropian i Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike (ENTSO-E), ka hedhur poshtë kërkesën e Kosovës për të marrë përsipër distribuimin e rrjetit elektrik në veri të vendit.

“E mposhtëm Kosovën në Rrjetin Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Elektricitet (ENTSO-E). Është një fitore e vogël për ne, jemi të lumtur për këtë, sepse Kosova nuk ia doli të bëjë atë që kishte planifikuar të bënte në fushën e energjetikës”, ka thënë Vuçiq për të përditshmen Blic.

Sipas Vuçiqit, edhe pse Hungaria e ka njohur Kosovën si shtet, ajo ka votuar kundër Kosovës së bashku me Rumaninë, Greqinë dhe Bosnjën.

“Faleminderit të gjithëve që votuan kundër Kosovës në këtë organizatë, por edhe Malit të Zi e Maqedonisë të cilat kësaj radhe abstenuan. Për ta një humbje e vogël, por për ne një fitore e madhe”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat