Presidenti serb Aleksandar Vuçiq falënderoi Francën për mesazhin e respektit për viktimat serbe në Luftën e Madhe, të cilën ambasadori francez në Serbi, Frederik Mondoloni, i përcolli sot publikut serb.
“Falënderoj ambasadorin Mondoloni për fjalët e mrekullueshme dhe respektin që tregoi për viktimat serbe,” shkroi Vuçiq në Twitter.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.
Në këtë ceremoni të mbajtur në Paris ishte i pranishëm edhe kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.