Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd - Bota Sot
Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd

Lajme

Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 19:13
Përdhoset monumenti i miqësisë Serbi-Francë në Beograd

Një monument që simbolizon miqësinë mes Parisit dhe Beogradit është vandalizuar “disa orë” pasi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, akuzoi Francën se e trajtoi atë si një lider të klasit të dytë gjatë ceremonisë së të dielës në Paris për 100 vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

Mbishkrimi “Për Francën” në monumentin në Beograd ishte shkarravitur me ngjyrë të zezë, sipas një fotoreporteri të AFP-së në Beograd, raporton Express.co.uk.

Vuçiqi u tha mediave se ishte “zemëruar” me faktin se lideri i Kosovës, Hashim Thaçi, ishte ulur menjëherë pas presidentit francez, Emmanuel Macron, Angela Merkelit të Gjermanisë, Vladimir Putinit të Rusisë dhe Donald Trumpit të SHBA-së për ceremoninë, ndërsa ai ishte udhëzuar të ulet larg tyre. Lideri serb u ankua, për dallim nga homologu i tij kosovar, se ishte ulur në një pjesë që ishte rezervuar me gjasë për mysafirë jo-VIP.

“Mund ta merrni me mend se si jam ndierë. Kisha një gungë në fyt”, tha Vuçiqi për mediat serbe.

“Më duket se tërë ceremoninë e kam kaluar duke i ngulitur sytë në dysheme dhe ekran, sepse s’mund të besoja se çfarë po ndodhte, duke e ditur çmimin e paguar me gjak nga populli i Serbisë në Luftën e Parë Botërore”.

“Kush e ka bërë planin e ulëseve? Vërtet nuk e di. Por të krijohet bujë atje... s’kishte kuptim”, shtoi ai.

Por, ambasadori francez në Serbi, Frederic Mondoloni, ka kërkuar falje për ngatërresën diplomatike.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...